Aktualitet

VIDEO/ Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin etiketat e ushqimeve të skaduara në Vlorë, nga frutat e thata, brioshët dhe pijet, ja produktet që rihidheshin në treg

Bazuar në pamjet e shpërndara nga policia, vërehet se produktet e skaduara përfshinin brioshë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie.

19 Korrik 2025, 12:31 Nga M.B
VIDEO/ Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin etiketat e ushqimeve të
Foto nga operacioni

VLORA- “Master AL” në Vlorë është subjekti tregtar i goditur nga policia i cili dyshohet se rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u falsifikuar etiketat, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve. Bazuar në pamjet e shpërndara nga policia, vërehet se produktet e skaduara përfshinin brioshë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie.


Bëhet me dije se gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar Florenc Domi administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi magazinier pranë subjektit si dhe janë proceduar penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

ushqimet e skaduara

Sondazh

Poll