Aktualitet

"Beteja" me flakët në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Sipas informacioneve, për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll.

19 Korrik 2025, 12:26 Nga M.B
"Beteja" me flakët në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Një vatër zjarri e aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum vijon të jetë aktive dhe problematike teksa mësohet se në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor.

Sipas informacioneve, për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll. Kështu, Bashkia Vlorë raportohet se ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura, me qëllim përballimin e situatës.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll