Aktualitet

Vijon "beteja" me vatrën e zjarrit në Belishovë, ushtria i bashkohet operacionit për shuarjen e flakëve

Bëhet me dije se shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile dhe të policisë bashkiake po vijojnë pa ndërprerje punën.

19 Korrik 2025, 09:10 Nga M.B

 

Vijon "beteja" me vatrën e zjarrit në Belishovë,
Foto nga vendi i ngjarjes

MALLAKSTRA- 30 trupa të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës. Bëhet me dije se shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile dhe të policisë bashkiake po vijojnë pa ndërprerje punën.

Sipas informacioneve, ende nuk është bërë vlerësimi i situatës për të bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri ndërsa zjarri aktiv në këtë zonë sot është në ditën e 6-të të tij.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll