Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës/ Të akuzuarit Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka lihen nën masën "arrest në burg"

Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit.

19 Korrik 2025, 11:17 Nga M.B
Vrasja e Renis Dobrës/ Të akuzuarit Petrit Çakrri dhe
Renis Dobra

DIBRA- Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të akuzuar për rrëmbimin dhe mbytjen e 23-vjeçarit Renis Dobrës, janë lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg" sot nga Gjykata e Dibrës. Sipas informacioneve, gjatë seancës nuk kanë munguar kontraditat ndonëse nuk janë dhënë ende detaje.

Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Dy vëllezërit që janë në këkrim. Ndërkohë rezulton se Aleksandër Bushgjoka ka dal jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën. Një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ai ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qënë në kërkim. Edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet atje.

Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

renis dobra

Sondazh

Poll