Aktualitet

Po kryenin ndërtime pa leje te ‘Kodra e Diellit’/ Vihet në pranga inxhinieri dhe punonjësi, në kërkim pronari i banesës

Sipas policisë në pranga kanë rënë një 37-vjeçar dhe një 28-vjeçar (inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës).

18 Korrik 2025, 12:42 Nga E. D
Po kryenin ndërtime pa leje te ‘Kodra e Diellit’/ Vihet në
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”. Sipas policisë në pranga kanë rënë një 37-vjeçar dhe një 28-vjeçar (inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës). Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari i banesës ku po bëheshin punimet. Gjithashtu materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.

Për këtë rast:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;

-u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I..

Gjithashtu, vijojnë kontrollet për konstatimin e rasteve të ndërtimeve dhe zënies së hapësirave publike, pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll