Aktualitet

Bie nga kati i dytë dhe vdes punëtori në Durrës, Policia: Arrestuam administratorin dhe inxhinierin e firmës, shkelën rreg

28 Janar 2020, 23:24 Nga DOSJA
Bie nga kati i dytë dhe vdes punëtori në Durrës, Policia:

DURRËS- Një punëtor në një kantier ndërtimi në Durrës ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme. Në fillim u raportua se 62-vjeçari ishte hedhur nga kati i gjashtë nga frika e  tërmetit, ku më pas gjeti vdekjen, por Policia në një reagim bën me dije se ngjarja nuk ka lidhje me lëkundjet e tokës.

Në një reagim për mediat, blutë e Durrësit shkruajnë se roja i kantierit të ndërtimit ka rënë aksidentalisht rreth orës 23:30 nga kati i dytë. Viktima është Thoma Rusa, i cili është rrëzuar nga kati i dytë.

Ndërkohë sot në një reagim tjetër Policia shprehet se është arrestuar administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese pasi kanë shkelur rregullat teknike në punë. Sipas efektivëve bëhet me dije se në pranga kanë rënë A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin. Të arrestuarit rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet roja bie nga kati i dyte vdes punetori ne durres roja bie nga kati i dyte vdes punetori ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 22:04

TIRANË– Po të shikosh orarin 11 e 45, fakti që kanë lënë gjurmë gjaku, rrëmbimi me Range, atyre nuk iu është bërë vonë fare, sikur të ishin Zot në at...