Sport

Lucas Vazquez u jep lamtumirën tifozëve, Real Madridi përgatit një ceremoni…

Pas më shumë se 400 ndeshjeve për Madridin, Lucas Vázquez u dha lamtumirën tifozëve të Real Madridit në një postim në Instagram. Klubi madrilen njoftoi një ceremoni në nder të tij këtë të enjte në qendrën stërvitore.

16 Korrik 2025, 19:30 Nga DOSJA

Lucas Vazquez u jep lamtumirën tifozëve, Real Madridi përgatit

SPANJE - "Çdo hap i këtij udhëtimi ka qenë një dhuratë." Pasi mbërriti te Real Madridi në vitin 2007 në moshën 16 vjeç, Lucas Vazquez zyrtarisht u tha lamtumirë tifozëve të klubit madrilen, nëpërmjet një postimi në Instagram.

Pas më shumë se 400 ndeshjesh të luajtura, spanjoli largohet nga Madridi, pasi ka kontribuar në një nga epokat më prestigjioze të klubit, në një dekadë të kurorëzuar me fitore dhe trofe. Gjatë kësaj periudhe të artë, Vazquez largohet me 23 tituj, përfshirë 5 Ligën e Kampionëve, 4 La Liga dhe një Kupë të Mbretit.

Pak minuta pas mesazhit të Lucas Vazquez, Real Madrid njoftoi se një ceremoni lamtumire do të mbahet këtë të enjte në orën 13:00 në qendrën stërvitore të klubit, me pjesëmarrjen e presidentit Florentino Pérez. 

"Lucas Vazquez mishëron vlerat e Real Madridit në një mënyrë shembullore", tha Pérez. "Ai simbolizon punën e palodhur, këmbënguljen, përulësinë dhe një shpirt fituesi". Real Madridi është dhe gjithmonë do të jetë shtëpia e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lucas Vázquez (@lucasvazquez91)

Lucas Vazquez, i cili debutoi me ekipin e parë në shtator 2015, po i thotë lamtumirë klubit të jetës së tij. "Kanë kaluar pothuajse dy dekada që kur mbërrita (...) plot ëndrra dhe emocione me idenë e veshjes së kësaj fanele", tha ai.

"Çdo hap i rrugës ka qenë një dhuratë dhe, me kalimin e kohës, Madridi është bërë shtëpia ime. Kemi përjetuar netë të paharrueshme, kemi festuar 23 tituj dhe kemi krijuar kujtime që do të mbeten të gdhendura në kujtesën time."

I joshur nga Fenerbahçe?

"Po largohem me qetësi shpirtërore, duke e ditur se dhashë gjithçka nga vetja", vazhdoi ai. "Gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe privilegjin e mbajtjes së kësaj embleme (...) Nëse ka një gjë që më ka mësuar ky udhëtim, është se askush nuk duhet të të thotë kurrë se nuk mund të arrish diçka." 

Ai e përfundoi mesazhin e tij me një deklaratë dashurie për klubin: "Mund të largohem nga Real Madridi, por Real Madridi nuk do të më lërë kurrë. (...) Hala Madrid, y nada más."

Ndërsa Luka Modric i ka thënë lamtumirën dhe do të nënshkruajë për AC Milan, Lucas Vazquez është njoftuar se do të transferohet në një klub në Gjirin Persik ose në Turqi, ku Fenerbahçe do të ishte e interesuar për spanjolin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll