Sport

VIDEO/ De Bruyne, 'trashëgimtari' i Maradonës...

Belgu u befasua në seancën e tij të parë stërvitore me Napolin kur pa se rrobat e tij të stërvitjes kishin numrin legjendar '10'.

16 Korrik 2025, 16:00 Nga DOSJA

VIDEO/ De Bruyne, 'trashëgimtari' i Maradonës...

ITALI - Kevin De Bruyne u largua nga Manchester City pas një dekade me suksese të panumërta, përfshirë një titull të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë tituj kampioni.

Tani ai po shkon drejt Napolit, vendit ku Diego Armando Maradona u bë legjendë e futbollit napolitan.

Atje, ai konsiderohet pothuajse si një zot, dhe tani belgu ka diçka të vetën. Qindra tifozë të Napolit u mblodhën në spitalin e Romës, ku belgu po i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Ish-qytetari zhvilloi sot seancën e tij të parë me ekipin italian dhe u surprizua nga diçka krejtësisht e papritur, pasi klubi i kishte përgatitur dollapin dhe rrobat e stërvitjes me numrin '10', një numër që është tërhequr në vitin 2000.

"Jo, jo numrin 10!" thirri Kevin, duke qeshur pasi pa këtë surprizë. Imazhi u përhap shpejt, pasi mendohej se askush nuk mund ta vishte këtë numër pas asaj që bëri "El Pelusa".

Vlen të përmendet se ai do ta veshë vetëm për stërvitje, pasi ende nuk dihet se çfarë numri do të mbajë në fanelë; do të duhet të presim debutimin e tij për ta mësuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll