Sport

KE i FSHF-së miraton ndryshimet në "Final 4"

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”.

16 Korrik 2025, 14:30 Nga DOSJA

KE i FSHF-së miraton ndryshimet në "Final 4"

TIRANE - Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve, ku shumica shprehën mbështetjen për këtë propozim, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta miratojë.

Kështu, duke nisur nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:

Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje - ardhje.

Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në “Final 4”.

Katër ekipet e para kualifikohen në “Final 4”.

Pikët në “Final 4” do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët.

Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:

Java 1

Vendi 1 vs Vendi 4

Vendi 2 vs Vendi 3

Java 2

Vendi 1 vs Vendi 3

Vendi 2 vs Vendi 4

Java 3

Vendi 1 vs Vendi 2

Vendi 3 vs Vendi 4

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e “Final 4”.

Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria.

Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”.

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

- Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës “Final 4”;

- Diferenca e golave (shënuar - pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës “Final 4”;

- Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + “Final 4”).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll