Sport

Durán e nis ters te Fenerbahçe, tërbohet Mourinho: "Është mungesë respekti!"...

Trajneri portugez nuk e fshehu pakënaqësinë e tij, pasi sulmuesi kolumbian nuk u paraqit për ditën e parë të stërvitjes parasezonale.

16 Korrik 2025, 19:00 Nga DOSJA

Durán e nis ters te Fenerbahçe, tërbohet Mourinho:

TURQI - Fenerbahçe e José Mourinhos i habiti të gjithë në këtë treg transferimesh, duke siguruar huazimin e sulmuesit kolumbian Jhon Durán, i cili mbërriti në Superligën Turke vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij nga Al Nassr për 77 milionë euro.

Pavarësisht entuziazmit në Stamboll për mbërritjen e ish-lojtarit të Aston Villas, gjërat nuk kanë filluar mirë për Durán te Fenerbahce, deri në atë pikë sa e kanë zemëruar Mourinhon.

Kolumbiani ishte mungesa e dukshme në fillim të parasezonit të Fenerbahçes në Portugali, gjë që e zemëroi Mourinhon, i cili nuk përjashtoi pasojat e mundshme.

"Është mungesë respekti. Ka rregulla të qarta këtu dhe kushdo që nuk i ndjek ato do të përballet me pasoja. Do të flasim me të kur të shfaqet, nëse shfaqet", tha trajneri portugez në një konferencë për shtyp.

Kjo nuk është polemika e parë që përfshin Jhon Durán, i cili gjatë kohës së tij në Aston Villa dhe Al Nassr ishte i përfshirë në disa episode të tensionuara brenda skuadrës. Mes trazirave, raportet nga Turqia tregojnë se Durán do t'i bashkohet skuadrës në Portugali pas disa ditësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll