Sport

Cole Palmer pas fitores në Botëror, pritet si hero në St. Kitts dhe Nevis…

Ylli i Chelseat ka një lidhje të fortë me vendin, ku ka lindur gjyshi i tij nga ana e babait.

16 Korrik 2025, 15:00 Nga DOSJA

Cole Palmer pas fitores në Botëror, pritet si hero në St. Kitts

KARAIBE - Pasi fitoi Kupën e Botës për Klube, Cole Palmer udhëtoi për në ishullin e Karaibeve të Saint Kitts dhe Nevis, vendi ku lindi gjyshi i tij nga babai dhe me të cilin ai mban një lidhje të fortë.

Cole Palmer pati një performancë të shkëlqyer në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm dhe duke asistuar Chelsean për të siguruar titullin e Kupës së Botës me një fitore të thellë 3-0 ndaj PSG-së së Luis Enriques. Natyrisht, Palmer u zgjodh MVP i finales dhe akoma më mirë, ai u zgjodh edhe lojtari i turneut.

Pasi arriti lavdinë me Blutë e Londrës, numri 10 anglez ka filluar pushimet e tij në ishullin e Karaibeve, Saint Kitts dhe Nevis, vendi nga është me origjinë gjyshi i tij nga babai, Sterry Palmer, dhe ku u prit si hero nga vendasit dhe... nga zv.kryeministri!

Palmer u takua me Geoffrey Hanley, zv.kryeministrin e vendit dhe Ministren e Turizmit, Marsha T. Henderson, me të cilët ndau një takim të këndshëm që përfshinte edhe shkëmbim dhuratash. Më vonë ai u takua me disa vendas të cilët ishin të emocionuar nga prania e yllit të Chelseat.

Cole Palmer pas fitores në Botëror, pritet si hero në St. Kitts
Cole Palmer me zv.kryeministrin e Shën Kitsit dhe Nevisit

"Mbërritja në San Cristóbal, pasi fitova Kupën e Botës për Klube është një përvojë shumë e veçantë. Është vendi ku lindi pasioni i gjyshit tim për futbollin. Ishulli është i bukur dhe shumë i qetë. Mezi pres të eksploroj malet, xhunglën dhe detin, si dhe të provoj kuzhinën", tha Palmer për mediat lokale.

Pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Angli, Palmer ka qenë gjithmonë krenar për rrënjët e tij nga Karaibet, madje ka shkuar aq larg sa ka mbajtur flamujt e Anglisë dhe të Shën Kitsit dhe Nevisit në këpucët e tij, së bashku me dy emoji të ftohta dhe mbiemrin e tij, për të nderuar vendin e gjyshit të tij, i cili emigroi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1955 duke ikur nga lufta që po kalonte vendi në atë kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll