Sport

F1/ Sainz për lamtumirën e trazuar me Ferrarin: "Mund ta kisha shkatërruar ekipin!"...

Piloti spanjol, aktualisht te Williams, foli për disa mendime që kishte pasur gjatë sezonit të tij të fundit me ‘Prancing Horse’…

16 Korrik 2025, 10:00 Nga DOSJA

F1/ Sainz për lamtumirën e trazuar me Ferrarin: "Mund ta kisha

ITALI - Si është të jetosh një sezon të tërë si pilot i Formula 1 pa një vend? E vështirë dhe tmerrësisht e komplikuar. Për konfirmim, thjesht pyet Carlos Sainz, i cili aktualisht garon për Williams, teksa e kaloi të gjithë sezonin 2024 duke garuar për Ferrari, pavarësisht se e dinte se do ta humbiste vendin e tij në fund.

"Të gjithë kemi një demon dhe një engjëll brenda nesh. Demoni im më tha të bëja ose të thoja shumë gjëra, të ndryshoja... por engjëlli im më mposhti. Nuk do të kishte qenë e drejtë, unë qëndrova profesionist."

Ish-shoku i skuadrës së Charles Leclerc në ‘Prancing Horse’ rrëfeu se kishte pasur disa mendime negative gjatë sezonit 2024, duke e ditur se Lewis Hamilton do ta zëvendësonte në fund të vitit.

"Një pilot me një ego të madhe mund ta kishte shkatërruar Ferrarin atë vit, duke u bërë më politik. Unë zgjodha të qëndroja profesionist, duke dhënë gjithçka deri në garën e fundit", tha ai në një podcast. "E bëra për ekipin, por edhe për veten time. Nuk do të kishte qenë e drejtë të ndezja atmosferën për të gjithë ata që nuk kishin të bënin fare me vendimin."

Në Kampionatin Botëror 2024, Sainz luajti një rol të rëndësishëm duke e ndihmuar Ferrarin të përfundonte i dyti në kampionatin e konstruktorëve pas McLaren, duke marrë dy fitore, në Australi dhe Meksikë, dhe nëntë podiume.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll