Sport

Kristjan Asllani, i pari në prag të largimit nga zikaltrit!... Fiorentina përgatit ofertën e parë

Fiorentina është gati të bëjë një ofertë konkrete për mesfushorin shqiptar, i cili pëlqehet edhe nga Bologna.

15 Korrik 2025, 18:33 Nga DOSJA

Kristjan Asllani, i pari në prag të largimit nga zikaltrit!...

ITALI - Përpjekja e ristrukturimit të Interit fillon në mesfushë dhe me frikën e Calhanoglu që duket se ka mbaruar. Një nga kandidatët kryesorë për t'u larguar nga zikaltrit, tani mbetet Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar i Kombëtares kuqezi nuk është pjesë e planeve teknike të klubit, por e ardhmja e tij është ende në ajër. Nuk ka mungesë klubesh të interesuara, por ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete në selinë e Interit. Për momentin.

Por, sipas thashethemeve të fundit për transferimet, Fiorentina është klubi i parë i gatshëm të thyejë bllokatën dhe të bëjë një ofertë konkrete në zyrat e Marottës dhe Ausilios për mesfushorin shqiptar të lindur në vitin 2002, i vlerësuar nga Interi në 18-20 milionë euro.

Ky veprim mund t’i detyrojë klube të tjera të interesuara, si Bologna, të bëjnë lëvizjet e tyre, ndërsa oferta e Betis u refuzua nga lojtari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll