Sport

Osimhen ngatërron planet e Moratës me Comon: Alvaro mbetet te Galatasaray…

Sulmuesi spanjol është paraqitur te klubi turk, pavarësisht prapaskenave për t’u larguar

16 Korrik 2025, 09:00 Nga DOSJA

Osimhen ngatërron planet e Moratës me Comon: Alvaro mbetet te

ITALI - Alvaro Morata po qëndron në Turqi. Të paktën për momentin. Bllokimi midis Galatasarayt dhe Napolit për Osimhenin, po pengon ende negociatat midis Comos dhe klubit turk për sulmuesin spanjol.

Pavarësisht kërkesës së Moratës për t'u përjashtuar nga skuadra për rifillimin e sezonit, ndërsa pritet një ofertë nga klubi i Comos, kjo situatë e ka detyruar ish-sulmuesin e Milanit të paraqitet në kampin stërvitor të Galatasarayt.

Me Icardin që po shërohet nga një dëmtim i rëndë në gju, Alvaro është aktualisht i vetmi sulmues cilësor në dispozicion të Okan Buruk dhe është ende, në të gjitha aspektet, një lojtar i rendësishëm për klubin turk. 

Por kjo nuk është e gjitha. Përveç çështjes së Osimhen, Galatasaray duhet të arrijë ende një marrëveshje financiare me AC Milan në lidhje me përfundimin e parakohshëm të huazimit të lojtarit, fillimisht të caktuar për në janar 2026.

Kjo pengesë e dyfishtë e detyron Comon të qëndrojë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, ndërsa Fabregas duhet të mbetet i duruar. E gjithë kjo ndërsa sulmuesi i lindur në vitin 1992, pas disa ditësh shtesë pushimi, ka rifilluar stërvitjen me Galatasarayn.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll