Sport

Conceiçao mbetet te Juvja. Heqja dorë nga përqindja në kontratë, ishte vendimtare

Sulmuesi portugez do të blihet për 30 milionë, por do të paguhet në disa këste.

16 Korrik 2025, 08:30 Nga DOSJA

Conceiçao mbetet te Juvja. Heqja dorë nga përqindja në

ITALI - Francisco Conceiçao do të kthehet te Juventusi në mënyrë të përhershme. Falë diskutimeve të fundit midis palëve, bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje përfundimtare me Porton.

Sipas Fabrizio Romano, juventinët i kanë paraqitur klubit portugez një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh, që korrespondon me vlerën e klauzolës së lirimit të talentit portugez, e cila u rrit me 15 milionë euro të tjera, duke filluar nga e mërkura. Marrëveshja, parashikon pagesë të shtyrë, jo një këst të vetëm.

Dëshira e lojtarit për të vazhduar përvojën e tij në Serie A dhe për të mos u rikthyer në Porto (me të cilin marrëdhëniet ishin komplikuar pas largimit të babait të tij, Sergio) luajti një rol, ashtu si edhe drejtimi i agjentit të portugezit, Jorge Mendes, i cili pranoi dëshirën e lojtarit për të qëndruar në Torino dhe veproi si ndërmjetës midis palëve.

Por vendimtare për suksesin e marrëveshjes, e cila është në fazat e fundit, ishte gatishmëria e lojtarit të lindur në vitin 2002, i cili, për të thyer bllokimin midis Juventusit dhe Portos, zgjodhi të hiqte dorë nga 20% e kontratës së tij, duke i lejuar bardhezinjtë të ulnin koston e marrëveshjes nga 30 milionë euro në afërsisht 25 milionë euro. Në realitet, shuma do të shkojë përsëri për Conceiçao, pasi do të shpërndahet gjatë viteve brenda pagës së tij.

Duke kaluar te detajet, paga fikse pritet të jetë 22 milionë euro, të cilave do t'u shtohen bonuse lehtësisht të arritshme, duke e çuar totalin në 25 milionë euro. Conceiçao është ndër lojtarët e thirrur nga Tudor për kampin stërvitor të Juventusit të planifikuar për më 24 korrik.

Francisco Conceicao luajti 40 ndeshje për Juventusin sezonin e kaluar, në Serie A, Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë dhe Kupën e Botës për Klube. Ai shënoi shtatë gola dhe dha gjashtë asiste. Emërimi i tij i përhershëm si lojtar i Juventusit është tani çështje orësh larg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll