Sport

"Cristiano Ronaldo nuk ka fituar asgjë në Arabinë Saudite, do përpiqem ta ndihmoj"

Jorge Jesus dhe transferimi i tij te Al Nasr: "Pa ftesën e Cristiano Ronaldos, sigurisht që nuk do të kisha qenë atje"

15 Korrik 2025, 16:44 Nga DOSJA

"Cristiano Ronaldo nuk ka fituar asgjë në Arabinë Saudite,

PORTUGALI - Duke u nisur për në Arabinë Saudite, ku tani do të trajnojë Al Nassr, tekniku Jorge Jesus pranoi se Cristiano Ronaldo luajti një rol kyç në pranimin për t'u rikthyer në vendin ku më parë trajnonte rivalët Al Hilal. 

"Pa ftesën e tij, sigurisht që nuk do të isha atje", tha ai në aeroportin Humberto Delgado në Lisbonë. Ai shtoi: "Motivimi do të jetë i madh.

Do të përpiqem ta ndihmoj Al Nassr, që është një nga klubet më të mira në Arabinë Saudite, të fitojë tituj. Ronaldo është një lojtar që gjithmonë ka fituar gjithçka për të cilën ka luajtur. Ai nuk ka fituar ende në Arabinë Saudite. Do të shoh nëse mund ta ndihmoj." 

Jorge Jesus siguroi gjithashtu se do të jetë e lehtë të merret vesh me Cristiano Ronaldon: "Ne flasim të njëjtën gjuhë, gjithçka është e lehtë." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll