Aktualitet

ME VIDEO/ “Ua u drodhëm”, shkundet studioja e “News24” nga tërmeti, Gjekmarkajt i ngec ‘fjala në gojë’

28 Janar 2020, 21:27 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Ua u drodhëm”, shkundet studioja e

TIRANË– Një nga studio që u trondit dhe ndjeu lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.8 të shkallës rihter, ishte edhe ajo e gazetarit Sokol Balla. Teksa në studion e “Real Story”, kishte të ftuar Agron Gjekmarkajn që po fliste, e gjithë studioja është dridhur.

Analistit i mbeti fjala në gjysmë, ndërsa kamëera u fokusua tek moderator Balla, që tha: Jemi live, jemi live. Sapo përjetuam një tërmet. Presim raportimet e gazetarëve. Nuk ishte një tërmet i lehtë..

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e sotme në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materilae apo në njerëz, ndërkohë që sipas IGJEUM, Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile po komunikon vazhdimisht me banorë të shumtë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron gjekmarkaj sokol balla termet ne shqiperi 28 janar 2020 agron gjekmarkaj sokol balla termet ne shqiperi 28 janar 2020

Sondazh

Poll