Aktualitet

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth drejt përfundimit, nuk mungojnë përplasjet me banorët

Mbrëmjen e sotme vijon prishja e objekteve të fundit pa leje nga ana e IKMT në Theth teksa raportohet se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.

14 Korrik 2025, 21:02 Nga M.B
Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth
Theth

THETH- Edhe pse aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth është drejt përfundimit, nuk mungojnë përplasjet me banorët. Sipas informacioneve, disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur. Mësohet se banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur dhe kanë penguar kalimin e automjeteve të IKMT.

Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.

Si nisi çështja e ndërtimeve pa leje?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

theth

Sondazh

Poll