Aktualitet

Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga nëna, 48-vjeçari shqiptar në Greqi lihet në paraburgim

Mediat greke shkruajnë se i dyshuari u paraqit për të dëshmuar para gjykatës në rajonin e Ilisë, ku u përball me akuza për tentativë rrëmbimi të mituri, dhunë fizike ndaj një gruaje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

14 Korrik 2025, 20:50 Nga M.B
Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga
I dyshuari

GREQIA- Një 48-vjeçar shqiptar është vendosur në paraburgim nga autoritetet greke, pasi akuzohet për përpjekje për rrëmbimin e një vajze 4-vjeçare, teksa fëmija ndodhej në krahët e nënës së saj.

Mediat greke shkruajnë se i dyshuari u paraqit për të dëshmuar para gjykatës në rajonin e Ilisë, ku u përball me akuza për tentativë rrëmbimi të mituri, dhunë fizike ndaj një gruaje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Me dakordësinë e gjykatëses hetuese dhe prokurorit, u vendos që 48-vjeçari të dërgohet në burgun e Korydallos, një nga institucionet më të mëdha penitenciare në Greqi. Gjatë procesit hetimor, i pandehuri nuk kishte avokat mbrojtës, ndaj gjykata i caktoi një mbrojtës sipas detyrës.

 

greqia

Sondazh

Poll