Politike

Berisha: Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në duke mos na dorëzuar dokumentet! Votat janë mbushur në zyrat e PS-së

Sipas tij kjo tregon që votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS.

14 Korrik 2025, 13:34 Nga N.F
Berisha: Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në duke mos na
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur në lidhje me votën e diasporës. Berisha u shpreh se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave.

Sipas tij kjo tregon që votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS. Berisha shtoi se Celibashi duhet me çdo kusht të dorëzojë dokumentet.

"Janë në Itali dhe vende të tjera, në Gjermani. Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë. Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo.

Gjersa ata e fshehin, nuk kanë firmat e qytetarëve. Rruga që ndjekim është, ne përsëritëm kërkesën dhe tani do përcaktojmë rrugën që do ndjekim. Por çfarë gjejmë ne? Ne gjejmë në bashkëautorësi Edi Ramën me udhëzimet që ka dhënë në kundërshtim me kontratën, dhe Ilirjan Celibashin, i cili duhet me çdo kusht të dorëzojë dokumentet," u shpreh ai.

berisha

Sondazh

Poll