Politike

Berisha: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat ishin disa fjongo

Berisha publikoi disa fatura DHL që janë dorëzuar më 10 maj ku sipas tij firmat ishin disa fjongo.

14 Korrik 2025, 13:19 Nga N.F
Berisha: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur në lidhje votat e diasporës. Berisha publikoi disa fatura DHL që janë dorëzuar më 10 maj ku sipas tij firmat ishin disa fjongo.

Ai shtoi se procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar. Sipas tij PD nuk do pranojë kurrë zgjedhjet e 11 majit.

"Më poshtë disa fatura të DHL për zarfet që janë dorëzuar në datë 10 maj. 10 maj. 10 maj... 10 maj, shih çfarë firme. 10 maj. 10 maj. Imagjinoni ju sa ka votuar ky. 10 maj... Shih çfarë firmash.

10 maj. 10 maj. Tani një stampë fjongo, kjo do jetë e Lubisë. Tjetër, fjongo. Fjongo.
Firmat si fjongo. Shikoni, fjongo, fjongo, viza. Shikoni sa qesharake, sa e paskrupullt, si e kanë manipuluar procesin. Shenja të tjera. Firma gjoja këto.

Pra, siç e shihni është procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar. Ndaj dhe PD nuk do pranojë kurrë këto zgjedhje, ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje është qeveria teknike, përsëritja e zgjedhjeve," tha ai.

berisha dhl

Sondazh

Poll