Politike

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Sipas tij PD do të ndjekë të gjithë mekanizmat e saj për shkeljen e autonomisë vendore nga kryeministri Edi Rama.

14 Korrik 2025, 13:32 Nga N.F
Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e
Foto

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës u shpreh se letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është një akt përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas tij PD do të ndjekë të gjithë mekanizmat e saj për shkeljen e autonomisë vendore nga kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se përfaqësuesit e PD-së në Këshillin e Europës do ta kenë një çështje të rëndësishme shumë në agjendën e tyre.

"Letra e tyre është një akt përgjegjësie ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj kushtetutshmërisë së vendit.
Ata kanë informuar në radhë të parë Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale sepse Shqipëria ka firmosur kartën dhe po shkel me dy këmbët kartën.

Sigurisht që ne këtë do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë që kemi. Përfaqësuesit tanë në Këshillin e Europës do ta kenë një çështje të rëndësishme shumë në agjendën e tyre," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll