Sport

Kampioni i Kupës së Botës, do të mbajë një stemë në fanelën e tij për 4 vjet!...

Fituesi i finales së Kupës së Botës për Klube të së dielës, midis PSG-së dhe Chelseat, do të mbajë një stemë në fanelë deri në edicionin e ardhshëm të garës në vitin 2029.

14 Korrik 2025, 09:30 Nga DOSJA

Kampioni i Kupës së Botës, do të mbajë një

SHBA - Ndërsa PSG do ta mbajë në fanelën e tij yllin për fitoren në Ligën e Kampionëve 2025-2026, fituesi i ndeshjes finale PSG – Chelsea, për Kupën e Botës për Klubet, do të mbajë një medalje ari që të kujton trofeun dhe që përfshin fjalët "Kampionë Bote".

Kjo stemë do të mbetet në fanelat e ekipit fitues për katër vitet e ardhshme, deri në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klube FIFA në vitin 2029.

Paris Saint-Germain është kualifikuar tashmë për edicionin e ardhshëm të garës, falë fitores dërrmuese në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit (5-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll