Sport

VIDEO /Chelsea shpallet e Kampione Bote, mund Parisin 3-0!

Parisi SG largohet nga ky Botëror me një imazh të shëmtuar mes skenave të dhunës dhe nervozizmit mes lojtarëve por edhe trajneri Luis Enrique.

13 Korrik 2025, 23:17 Nga DOSJA
VIDEO /Chelsea shpallet e Kampione Bote, mund Parisin 3-0!

SHBA -  Chelsea është skuadra kampione e botës për here të pare në historinë e këtij trofeu pasi munid në finale 3-0 kampionët e europës të Paris SG. Gjithçka është spektakolare në stadiumin “MetLife” të New Jerseyt ku u zhvillua kjo finale, përpara edhe numrit 1 të SHBA, Donald Trump ishte aty për të shijuar ceremoninë hapëse të këtij aktiviteti që i shërbeu Amerikës edhe si një test për finalet e Botërorit të vitit të ardhshëm.

Si për të befasuar të gjithë, Chelsea u shfaq krejtësisht një tjetër skuadër në këtë finale, duke vënë përpara parizienët spektakolarë të këtij aktiviteti, përveç kësaj finaleje. Cole Palmer u shndërruar në heroin e ekipit të Mareskës duke qenë protagonist i të tre golave të shënuar që në pjesën e pare. Në fillim është vetë autor i dy golave thuajse identik ku arriti me të majtën e tij të mposhtë në të njëjtën mënyrë Donnarummën. Ndërkohë që për golin e tretë ishte shërbyes me assist për Joao Pedron që vuloi pjesën e pare me tris golash për blutë e londrës.

Në pjesën e dytë Chelsea kontrolloi lojën dhe tentoi të përfitonte nga hapsirat e parizienëve por pa ekzagjeruar, ndërkohë që PSG kishte një tjetër fytyrë krahasuar me atë që turpëroi Realin e Madridit pak ditë më pare. Asnjë tentative konkrete dhe asgjë që mund të ndryshonte rezultatin e pjesës së pare, duke mbyllur një 90 minutësh me këtë fitore mjaft të bukur ndaj një PSG shumë nervoz dhe jo më kot e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas kartonit të kuq që mori Joa Nevez, por që pak ndryshoi fatin e një humbjeje të sigurtë deri në ato momente. Ndërkohë që si për të turpërua veten, Luis Enrique por edhe lojtarët e tij u larguan nga fusha nga forcat e sigurisë pas tensioneve të tepëruara.

Kështu Chelsea pasuron palmaresin e tij me një tjetër trofe, dhe hyn në histori si skuadra  pare që fiton Botërorin e Klubeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll