Sport

“Euro 2025” për Femra/ Franca kualifikohet: 9 pikë në 3 ndeshje! Anglia e ndjek…

Të udhëhequra nga Delphine Cascarino e shkëlqyer (dy gola, një asist), Franca arriti një fitore të shkëlqyer 5-2 ndaj Holandës të dielën, ndonëse ishin në disavantazh në pjesën e parë. Ato përfunduan të parat në Grupin D dhe do të përballen me Gjermaninë në çerekfinalet e Kampionatit Evropian.

14 Korrik 2025, 00:02 Nga DOSJA

“Euro 2025” për Femra/ Franca kualifikohet: 9 pikë në

ZVICER - Tre fitore në tre ndeshje! Franca fitoi ndaj Holandën me rezultatin 5-2 në ndeshjen e fundit të Grupit D, duke siguruar kualifikimin me pikë të plota për në çerekfinale të Europianit të Femrave, që po zhvillohet në Zvicër.

Për francezet golat u shënuan nga Toletti 22′, Katoto 61′, D. Cascarino 64′, 67′ dhe Karchaoui 90’+2 (p). Ndërsa për holandezet shënuan Pelova 26′ dhe Bacha 41′ (autogol).

Për Blutë ishte një kualifikimin me stil falë dhe Delphine Cascarino, e cila shënoi dy herë, asistoi një gol dhe shkëlqeu me driblimet e saj.

Sulmuesja e Lyon udhëhoqi rikthimin, pasi Franca ishte në disavantazh 2-1 në pjesën e parë, duke arritur një fitore të jashtëzakonshme për ekipin që tani ka mposhtur dy kampionët e fundit të EURO-s për femra.

Në sfidën tjetër të grupit, Anglia ka arritur një fitore tenistike, 6-1 përballë Uellsit duke u kualifikuar si e dyta e grupit (me 6 pikë). Golat për anglezet u shënuan nga Stanway 13′ (p), Toone 21′, Hemp 30′, Russo 44′, Mead 72′ dhe Beever-Jones 89′. Për uellsianet golin e vetëm e shënoi Cain 76′.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll