Sport

VIDEO / Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea i ngrin buzëqeshjen PSG-s, me një dorë tek trofeu!

Dy skuadrat më të forta të këtij Botërori dhe me një stil krejtësisht të ndryshëm do gtë ndajnë fituesin e trofeut që me sa duket është vendosur që në pjesën e pare.

13 Korrik 2025, 22:08 Nga DOSJA
VIDEO / Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea i ngrin

SHBA - Chelsea dhe PSG po luajnë në “MetLife Stadium” të New Jerseyt finalen e madhe të Botërorit të Klubeve. Dy skuadrat më të forta të këtij Botërori dhe me një stil krejtësisht të ndryshëm do gtë ndajnë fituesin e trofeut që me sa duket është vendosur që në pjesën e pare.

Si për çudinë e të gjithëve është Chelsea që ka befasuar PSG-n duke e mbyllur 45 minutëshin në avantazhin e 3 golave.


Cole Palmer shënon dy herë në portën e Donnarummës në minutat 22 dhe 30, duke i dhënë Chelseat avantazhin e dyfishtë.


Ndërkohë që për golin e tretë është sërish Palmer protagonist por këtë here duke asistuar pë Joao Pedron në minutën e 43-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll