12 Korrik 2025, 15:17
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Tre shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se të ekstraduarit janë Mikel Hoxha, alias Mikel Papa, Armando Gropa dhe S.O. Të ekstraduarit janë të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, nga të cilat Hoxha për prostitucion, pastrim parash, Gropa për kultivim droge dhe S.O për trafik mjetesh motorike.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizimi i procedurave të ekstradimit, rezultat i bashkëpunimit konsistent të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd. Konkretisht, u ekstraduan në Shqipëri, shtetasit shqiptarë:
-M. H. alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;
-A. G., 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;
-S. O., i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.
mikel hoxha armando gropa
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:54
M.B
Foto nga Thethi
THETH- Situatë e tensionuar raportohet nga Thethi edhe pasditen e sotme teksa vijon aksioni për shembjen e ndërtesave p...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:47
M.B
Agon Zejnullahut
KOSOVA- Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit m...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar për përplasjen në sallën e gjyqit mes prokurorit t&e...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:15
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e n&eu...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 40-vjeçari Klajdi Ruçi i dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qark...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:01
M.B
Astir
TIRANA- Policia e Tiranës ka vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet, konkretisht në zon...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 13:46
M.B
Werner Daum
GOLEM- Policia ka reaguar lidhur me lajmin se ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum u gjet i pajetë në nj&eum...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 13:39
M.B
Arrestimi
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vje&ccedi...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 13:27
M.B
Werner Daum
TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 13:06
M.B
Werner Daum
TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar jet&...