Aktualitet

I riu në Sarandë zbriti nga "Porsche" dhe fut në det për t'i ikur policisë, gjendet çanta që hodhi në ujë, brenda dyshohet të ketë patur një armë zjarri

Bëhet me dije se gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin 3 persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor.

12 Korrik 2025, 08:56 Nga M.B
I riu në Sarandë zbriti nga "Porsche" dhe fut në det
Foto nga vendi i ngjarjes

SARANDA- Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Butrinti” në Sarandë nga ku mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia. Bëhet me dije se gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin 4 persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor.

 

Tre të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja”. Gjithashtu mësohet se dhjetëra efektivë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari po notonte në det. I dyshuari pasi u hodh në ujë, braktisi një çantë që mbante me vete, e cila u gjet më pas nga policia në fund të detit. Brenda çantës u sekuestrua një armë zjarri.

Policia ishte në pritje të skafit të forcave kufitare për të ndaluar të dyshuarin, i cili raportohet se hodhi në det një send të paligjshëm gjatë arratisjes. Ai u kap nga policia kufitare e Sarandës, e cila arriti në vendngjarje me skaf dhe bëri të mundur ndalimin e tij në det.

saranda

Sondazh

Poll