Aktualitet

Sherr me grushte dhe përdorim thike në Vlorë, një person i plagosur dhe disa të shoqëruar

Disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri në përdorimin e thikës.

12 Korrik 2025, 07:50 Nga M.B
Sherr me grushte dhe përdorim thike në Vlorë, një person i
Foto ilustruese

VLORA- Një konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në vendin e quajtur "Rrapi", në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë nga ku bëhet me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri në përdorimin e thikës.

Paraprakisht dyshohet si i plagosur ka mbetur Gazmend Vreshtazi i cili është goditur me armë të ftohta dhe ka marrë një plagë të rëndë në kraharor, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në polici. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

vlora

Sondazh

Poll