Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti del nga rruga, humb jetën pasagjeri 19-vjeçar, plagoset shoferi 18-vjeçar dhe një tjetër

Policia bën me dije se nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 19-vjeçari me inicialet E. B., ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

12 Korrik 2025, 08:24 Nga M.B
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti del nga
Foto ilustruese

TIRANA- Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj” nga ku mësohet se 18-vjeçari me inicialet D. D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 19-vjeçari me inicialet E. B., ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

aksidnet

Sondazh

Poll