Aktualitet

Zjarr në Skuraj të Kurbinit, flakët favorizohen nga era, terreni vështirëson ndërhyrjen

Mësohet se flakët janë përhapur mesditën e kësaj të premte dhe të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur. 

11 Korrik 2025, 15:57 Nga E. D
Zjarr në Skuraj të Kurbinit, flakët favorizohen nga era, terreni
foto ilustruese

KURBIN- Një vatër zjarri ka përfshirë masivin pyjor në Skuraj të Kurbinit, pranë Rrugës së Kombit. Mësohet se flakët janë përhapur mesditën e kësaj të premte dhe të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur. 

Si pasojë e erës së fortë vatra e zjarri është përhapur duke shkrumbuar një pjesë të madhe. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Lezhës, Kurbinit, Mirditës dhe punonjësit e emergjencave, por relievi i thyer e ka vështirësuar ndërhyrjen.

zjarr ne kurbin

Sondazh

Poll