10 Korrik 2025, 20:26
Nga E. D
foo ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se e ka nisur një hetim në lidhje me ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.
Në një njoftim për media, Prokuroria tha se hetimi nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj ndërtimit të urave në fjalë, por me “përmbushjen e detyrimeve ligjore” të kontratës për ndërtimin e tyre.
“Në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në njoftim.
Ajo tha se, derisa nuk është në detyrën e saj ta vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, “roli i Prokurorisë Speciale është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”.
Pesë prokurorë janë angazhuar për t’i hetuar dy mijë kontrata burimore, përfshirë atë për ndërtimin e urave në Mitrovicë, sipas Prokurorisë.
Gur themeli për fillimin e ndërtimit të këtyre dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare – u vendos në fillim të korrikut në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërtimi i këtyre dy urave të reja - njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë – pritet të përfundojë në vjeshtë dhe kostoja e tyre kap shifrën e rreth 3 milionë eurove, sipas zyrtarëve.
Qeveria në detyrë e Kosovës thotë në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë se projekti i ndërtimit të urave u iniciua me kërkesë të dy komunave - si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.
Por, qëllimi i saj për ndërtimin e këtyre urave u kundërshtua nga serbë lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si “provokim politik” dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve.
Një peticion kundër urave – i nisur nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit – mblodhi mbi 3.000 nënshkrime, sipas kësaj partie.
Në një përgjigje për REL-in, Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër “ka rëndësi praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon bashkërendim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira.
“Është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, tha BE.
Urat e reja po ndërtohen pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.
Kjo urë është e njohur për përplasjet etnike pas luftës dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen e forcave të KFOR-it.
Ura është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj edhe për automjete në korrik të vitit të kaluar – gjë që pati shkaktuar tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që ura të hapej për qarkullim në vitin 2014, në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Ishte paraparë revitalizimi i urës dhe largimi i të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.
Në vitin 2016 u arrit pajtueshmëri për një plan të ri zbatimi, për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth interpretimeve të marrëveshjeve të mëparshme. Sipas këtij plani, ura duhej të hapej për automjete në janar të vitit 2017.
Punimet për revitalizim përfunduan në qershor të vitit 2018, ndërsa ura – në të cilën janë investuar 1.5 milionë euro – nuk është hapur kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./REL
prokuroria speciale e kosovës
Aktualitet
10 Korrik 2025, 20:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka caktuar në mbledhjen e sotme kompaninë që do të merret me shenjimin dhe...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 20:04
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Janë shuar plotësisht flakët e zjarrit në banesën pranë Pazarit të Ri në Tiran&e...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 20:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Jonid Jorgji është emëruar kryetar i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё. Vendimi është marrë n...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 18:52
E. D
foo ilustruese
VLORË- Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pisha, duke shkrumbuar zo...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 18:50
E. D
foo ilustruese
KOSOVË- Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, i ndryshuar dhe plotësuar më 2023, është n&...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 18:41
E. D
foo ilustruese
SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandal...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 18:29
E. D
Agon Zejnullahu
KOSOVË- Familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjat&eum...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 18:12
E. D
foo ilustruese
MAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 23-vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet ditën e ...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 18:07
Elton Qyno
laert haxhiu, ziza pajaziti
KORÇË- Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në ...
Aktualitet
10 Korrik 2025, 17:58
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme banesën e Nermin Stermasit pranë Pazarit t&...