Aktualitet

EMRI/ Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa ka hyrë në fuqi menjëherë. 

10 Korrik 2025, 20:07 Nga r.ll
EMRI/ Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të
foto ilustruese

TIRANË- Jonid Jorgji është emëruar kryetar i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa ka hyrë në fuqi menjëherë. 

VENDIMI I PLOTË:

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096,  datë 21.3.1996, “Për kinematografinё”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Jonid Jorgji emërohet kryetar i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K RYEMINISTRI
EDI RAMA 

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 

Emërimi i Jorgjit vjen pasi regjisori Eol Çashku,  u shkarkua me vendim qeverie në fund të majit të këtij viti. Jonid Jorgji është diplomuar për regji filmi dhe prej vitit 2022 drejtonte Agjencinë për Industritë Kreative në Bashkinë e Tiranës.

jonid jorgji qendra kombetare e kinematografise

Sondazh

Poll