Aktualitet

Këshilli i Ministrave merr vendimin/ Kompania "ALBTrace Co" do të marrë kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri

Kjo kompani do të ketë përgjegjësinë për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale që do të përdoren për produktet që i nënshtrohen akcizës.

10 Korrik 2025, 20:15 Nga r.ll
Këshilli i Ministrave merr vendimin/ Kompania "ALBTrace Co" do
foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka caktuar në mbledhjen e sotme kompaninë që do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi që kompania e autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së kanabisit është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Kjo kompani do të ketë përgjegjësinë për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale që do të përdoren për produktet që i nënshtrohen akcizës.

VENDIMI I PLOTË:

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”’, thuhet në vendim.

albtrace co kanabisi mjekesor ne shqiperi

Sondazh

Poll