Aktualitet

VIDEO/ Shuhet plotësisht zjarri tek Pazari i Ri, çatia e banesës u kthye në hi në pak minuta

Siç shihet në pamjet e siguruar nga Dosja.al çatia e banesës është shkrumbuar e gjitha dhe banorët familjarët po i hedhin sërish ujë.  Flakët shpërthyen pasditen e sotme, brenda banesës së  Nermin Stërmasit dhe zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë.

10 Korrik 2025, 20:04 Nga E. D
VIDEO/ Shuhet plotësisht zjarri tek Pazari i Ri, çatia e
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Janë shuar plotësisht flakët e zjarrit në banesën pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruar nga Dosja.al çatia e banesës është shkrumbuar e gjitha dhe banorët familjarët po i hedhin sërish ujë.  Flakët shpërthyen pasditen e sotme, brenda banesës së  Nermin Stërmasit dhe zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë.

 

Tani në zonë ka vetëm tym, prej zjarrit që ra në shtëpinë dy-katëshe. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët. Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën që ka fryrë sot gjatë gjithë ditës.

zjarri tek pazari i ri

Sondazh

Poll