Politike

Ndërtimet në Theth/ Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Elsa Gjelin

Kjo kërkesë e ministrit u njoftua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ku tha se ministria e Drejtësisë do të çojë në ILD dhe KLP, prokuroren për shkak se nuk ka nisur hetime lidhur me rastin e ndërtimit pa leje të 10 kabinave në Theth. 

10 Korrik 2025, 18:16 Nga r.ll
Ndërtimet në Theth/ Ministri i Drejtësisë dërgon
ndertimet e prishura ne theth

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dërguar në Institutin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Porkurorisë, prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për prokuroren Gjeli.

Kjo kërkesë e ministrit u njoftua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ku tha se ministria e Drejtësisë do të çojë në ILD dhe KLP, prokuroren për shkak se nuk ka nisur hetime lidhur me rastin e ndërtimit pa leje të 10 kabinave në Theth. 

"Një tjetër mangësi serioze e vendimit të prokurores Elsa Gjeli është analiza e paplotë dhe e pasaktë e kuadrit ligjor në fuqi për zhvillimin e territorit, mbrojtjen e pronës dhe mjedisin. Së pari theksojmë se në analizën e saj ajo i është referuar ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", por ky ligj është shfuqizuar
nga ligji nr.20/2020 "Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë".

Prokurorja Elsa Gjeli duke shpërfillur krejtësisht dispozitat në fuqi të ligjit të ri, si dhe detyrimet specifike për ndërtimet në zona të mbrojtura dhe ato me përparësi për zhvillimin e turizmit, ka arsyetuar vendimin e mosfillimit duke u bazuar te një ligj që nuk është në fuqi, pra është një ligj i vdekur juridikisht.", thuhet ndër të tjera në shkresën e mëposhtme.

Përplasja Rama-Prokuroria e Shkodrës

Ndërtimet në fshatin Theth ishin dhe arsyeja e përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Këto ndërtime, Rama është shprehur se janë ndërtuar pa leje dhe IKMT do ti heqë nga territori. Lidhur me këtë çështje, Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. Në postimin e tij në Facebook për rastin pak orë më parë, kreu i qeverisë shprehej se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale. Rama theksoi se këtë çështje do ta përciellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që shtoi se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë. 

Prekë Kodra në kërkim nga SPAK, pronari i kabinave

Ndërtimet në fjalë janë disa kabina pushimi, të cilat janë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Prekë Kodra. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për shkak së është një përson i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen "Metamorfoza". Ai akuzohet nga SPAK për një disa ngjarje kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se Kodra është personi që katër vite më parë kishte planifikuar të vriste me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe dy politikanë të tjerë të njohur të Kosovës. Në fshatin turistik në veri të vendit, Prekë Kodra kishte ngritur "Vilat e Shqiponjave në Theth", 10 kabina të ndërtuara mbi struktura betoni në një zonë që është e mbrojtur nga shteti.

ulsi manja elsa gjeli ndertimet ne theth

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll