Politike

"Hapësira publike e 21 Dhjetorit nuk është më 'tok e xanun'", Rama: 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane

Rama shkruan se 8 grupe arkitektësh janë në terren për të inventarizuar ato që ai i quan plagë "urbane", ndërsa shton se pas pastrimit hapësirat publike në këto zona do të zëvendësohen me projekte të reja komunitare.

9 Korrik 2025, 15:04 Nga r.ll
"Hapësira publike e 21 Dhjetorit nuk është më 'tok
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga 21 Dhjetori në kryeqytet ku shprehet se hapësira publikë në këtë zonë nuk është më "tok e xanun".

Rama shkruan se 8 grupe arkitektësh janë në terren për të inventarizuar ato që ai i quan plagë "urbane", ndërsa shton se pas pastrimit hapësirat publike në këto zona do të zëvendësohen me projekte të reja komunitare.

Më tej ai shton se për këto projekte do të kontribuojnë falas me idetë e tyre mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri.

POSTIMI I PLOTË: 

Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre.

edi rama

Sondazh

Poll