Politike

A do marrë PD pjesë në zgjedhjet e pjesshme? Berisha: Çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale

Ai theksoi gjithashtu se të gjitha do merren vesh, sepse në qoftë se do kishte emër të dytë kjo parti, do quhet transparenca demokratike.

9 Korrik 2025, 13:43 Nga E. D
A do marrë PD pjesë në zgjedhjet e pjesshme? Berisha: Çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u pyet nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme. Lideri i opozitës u shpreh se çdo proces me në krye Edi Ramën është vetëm një farsë elektorale. Ai theksoi gjithashtu se të gjitha do merren vesh, sepse në qoftë se do kishte emër të dytë kjo parti, do quhet transparenca demokratike.

Berisha: Çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale. A di marrim pjesë a jo, do vendoset më vonë. Por çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale...Të gjitha do i merrni vesh, sepse në qoftë se do kishte emër të dytë kjo parti, do quhet transparenca demokratike.

sali berisha

Sondazh

Poll