Politike

Berisha: Padiskutim do të nisim protesta, s’ka asnjë rrugë tjetër, janë të vonuara

Sipas tij, shqiptarët duhet të përballjen me atë që e quajti narkoshtet.

9 Korrik 2025, 13:15 Nga M.B
Berisha: Padiskutim do të nisim protesta, s’ka asnjë rrugë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat, ka paralajmëruar protesta me nisjen e sesionit të ri Parlamentar në shtator. Berisha tha se protestat janë të vonuara, duke shtuar se nuk ka asnjë rrugë tjetër. Sipas tij, shqiptarët duhet të përballjen me atë që e quajti narkoshtet.

"Janë të vonuara, shqiptarët kanë vetëm një rrugë, atë të përballjes me Ramaduron. Protestat janë të vonuara. Janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa diskutim. Pa asnjë diskutim. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Urdhëroni cilat ishin zgjedhjet e Edi Ramës dhe ai del si skiziod poshtë e përpjetë për të tërhequr vëmendjen nga këto, merret me drejtorët e bashkisë.

Ramaduro nuk shpëton kësaj here. Ramaduro është kapur në çark dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë. Ua them unë ju. Dhe ka shumë njerëz që janë të vendosur. Por ne po paraqesim dokumente. Prisni, dje e patë, paraqita qindra vota pa asnjë firmë. Nuk kishin firmë fare. Këto ishin me pseudofirma. Por nuk është firma problem këtu, problemi është se janë marrë me datën 13, 14, 15 dhe janë dorëzuar me datën 9 dhe 10 që të mos votojnë. Janë nxjerrë jashtë afatit ligjor të votimit," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll