9 Korrik 2025, 13:25
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se filiali shqiptar i DHL-së është i korruptuar dhe kanë ndarë milionat me PS-në. Lideri i opozitës duke folur në konfrencë për shtyp tha se firmat janë 90 përqind firma falsifikatorësh të cilët kanë mbajtur zarfin tre javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar.
"Firmat janë 90 përqind, siç e sheh vetë, ato vetëm firma qeniesh njerëzore nuk janë, po janë kryesisht firma falsifikatorësh, mëkatarësh, njerëz të cilët kanë mbajtur zarfin 3 javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar. Sigurisht kjo kërkon ekspertizë të shkrimit për t’u gjetur saktësisht. Por ne e kemi problemin se aty ka një datë që nuk mund të ndryshohet, është data e dorëzimit dhe e marrjes. Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë.
Sepse nëse ti i dërgon në datën 10 dhe 9, ai mbetet pa votuar. Sepse ka një afat ligjor, jashtë të cilit votat e diasporës nuk pranoheshin. Nuk janë pranuar. Faktikisht është përdorur ky mekanizëm. Merri dhe vonoji që të mos mund të votojnë këta. Kjo është... Bëhet fjalë për mijëra e mijëra. Tani të kontrollosh 240 mijë vota, bëhet ajo, por do një punë shumë të madhe.
Ne kemi marrë një kontingjent prej 5 mijë votash. Ne më vonë mund t’i marrim të gjitha dhe t’i kontrollojmë se kjo nuk është një çështje që mbyllet sot. Jo, ky është një krim i shëmtuar. Po është filiali shqiptar i tillë se kjo është një postë me reputacion botëror. Por filiali shqiptar është një degjeneratë, i korruptuar, i PS-së, që vepron në këtë mënyrë. Kjo është e gjithë puna", tha Berisha.
sali berisha
Politike
9 Korrik 2025, 13:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shyp i bëri thirrje Kreut të Komis...
Politike
9 Korrik 2025, 13:15
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat, ka paralajmëruar protesta me...
Politike
9 Korrik 2025, 13:08
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal për Aeroportin e Vlorës. Mësohet se organi hetues e ka p...
Politike
9 Korrik 2025, 13:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp ka publikuar provat e manipuli...
Politike
9 Korrik 2025, 12:54
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka reaguar pasi Parlamentin Europian miratoi raportin 2023-2024 për Shqipërin&eum...
Politike
9 Korrik 2025, 12:55
M.B
Tabela
STRASBURG- Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET) i Parlamentit Europian miratoi sot në seancë plenare në...
Politike
9 Korrik 2025, 12:45
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sot gjatë një konference për shtyp se protestat në thet...
Politike
9 Korrik 2025, 12:12
M.B
Pjesë e kabinetit qeveritar të Kosovës.
KOSOVA- Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjys...
Politike
9 Korrik 2025, 11:18
I.A
Edi Rama
THETH- Bizneset e hotelerisë në Theth po protestojnë bashkë me turistet pas fillimit të aksionit për prishjen e...
Politike
9 Korrik 2025, 11:42
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të dyzetekatërtën her&eum...