Politike

"Çështja Salianji nuk mbyllet, ajo sapo ka filluar!" Berisha: Një gjykatës pa moral ia shtyu lirimin

Kryedemokrati tha se Ervin Salianji u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.

9 Korrik 2025, 13:21 Nga M.B
"Çështja Salianji nuk mbyllet, ajo sapo ka filluar!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se çështja që lidhet me dënimin ndaj ish-deputetit Ervin Salianji sapo ka filluar. Berisha tha se Salianji doli dje si një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafiozë Rama dhe Xhafaj sipas tij.

Kryedemokrati tha se Ervin Salianji u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite. Ai theksoi se Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur këtë rast. 

"Një gjykatës që nuk ka ligj as moral, ia shtyu vendimin nga data 20 e sa maj, që e përfundoi, ia shtyu dhe një muaj. Dhe e dini çfarë i kërkonin? I kërkonin të deklarojë se nuk do vrasë Fatmir Xhafën ose Geron Xhafën. Në një kohë kur ky ishte i burgosur politik. A e kuptoni se ç’racë banditësh janë këta", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Me Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe tani do vijë dhe ta takoj. Dhe kam komunikim të shpeshtë me të dhe të vazhdueshëm. Ervin Salianji ëhtë nënkryetar i grupit parlamentar të PD. Është anëtar i kryesisë së PD dhe në këto kushte ai ka këto dy funksione shumë të rëndësishme. Cilat do jenë funksionet e ardhshme të Ervin Salianjit dhe secilit tjetër drejtues, do i përcaktojë anëtarësia e PD. Por edhe njëherë, meqë jam këtu, Ervin Salianji doli dje një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafiozë Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës. Ervin Salianji u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.

Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë. Pas ndryshimeve, gjykohen nga SPAK-u. Por pasiguria e Fatmir Xhafës, i cili është një mafioz dhe ndjehet shumë i kërcënuar nga Salianji Se Faqezi Xhafa nuk ka hallin e Geronit, po ka hallin e pasurive të tij të krimit se është subjekt i ligjit antimafia me gjithë familjen e tij. Dhe këtu e kishte jallin që e bëri atë akt me Edi Ramën dhe Edi Rama u angazhua me gjithë fuqinë e tij sepse dihej që Geron Xhafaj ishte një me Olsi Ramën në lojërat e fatit dhe aktivitete të tjera. Pra, mos të mendojë kush se çështja Salianji mbyllet. Çështja Salianji vetëm sa ka filluar.

Ervin Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur. Një gjykatës që nuk ka ligj as moral, ia shtyu vendimin nga data 20 e sa maj, që e përfundoi, ia shtyu dhe një muaj. Dhe e dini çfarë i kërkonin? I kërkonin të deklarojë se nuk do vrasë Fatmir Xhafën ose Geron Xhafën. Në një kohë kur ky ishte i burgosur politik. A e kuptoni se ç’racë banditësh janë këta? E merrni vesh se ç’racë janë këta? Por ajo çështje shtë vetëm në fillim, do shkojë në Strasburg, do shkojë kudo dhe asgjë nuk i shpëton nga akti kushtetues, krimi i shëmtuar që bënë ndaj tij. Nuk e liroi sepse nuk donte të hynte në parlament. Atij i takonte të zinte vendin, ishte nënkryetar i grupit parlamentar. Por kjo betejë është.

sali berisha

Sondazh

Poll