Aktualitet

DETAJE nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari u pikas nga një banor, në trupin e tij u gjet edhe shenjë plumbi

Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

9 Korrik 2025, 09:51 Nga E. D
DETAJE nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari u pikas nga një banor,
foto ilustruese

MAT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.  Sipas gazetarit Enver Doçi ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të Renis Dobra.

Gjithashtu bëhet me dije se në trupin e 23-vjeçarit është gjetur një shenjë plumbi. Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

mat renis dobra

Sondazh

Poll