Aktualitet

U mbyt duke shpëtuar dy turistë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Siç raportohet strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën.

9 Korrik 2025, 08:31 Nga E. D
U mbyt duke shpëtuar dy turistë, vijojnë kërkimet për
foto ilustruese

SHKODËR- Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali.

Siç raportohet strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci thotë se fatkeqësisht akti heroik i kapitenit u kthye në tragjedi, ndërsa njofton se strukturat përkatëse do të jenë të angazhuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të tij.

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira,”, shkruan Beci.

arben anamali shkoder

Sondazh

Poll