Aktualitet

Erdhi për pushime në Theth/ Turisti e gjen vilën të rrafshuar: Nuk është mirë për vendin tuaj! Ku të shkoj tani?

Turisti kishte rezervuar për dy netë në kompleksin turistik “Eagles Villas Theth”, por kur mbërriti aty, ndërtesat ishin shkatërruar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.

9 Korrik 2025, 07:41 Nga E. D
Erdhi për pushime në Theth/ Turisti e gjen vilën të
turisti

THETH- Një turist nga Jemeni dhe familja e tij kishin planifikuar pushime në Theth, por çdo gjë përfundoi me rrënoja. Turisti kishte rezervuar për dy netë në kompleksin turistik “Eagles Villas Theth”, por kur mbërriti aty, ndërtesat ishin shkatërruar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.

Askush nuk kishte njoftuar klientët që kishin prenotuar dhe kishin paguar. Turisti gjithashtu shprehet se tani nuk di ku të shkoj dhe fakti që ai nuk është lajmëruar është jonormale për vendin tonë. 

“Jam me familjen time, kam prenotuar dhe tani nuk e di ku të shkoj. Kjo nuk është normale për vendin tuaj. Unë vij për të qenë i lumtur, por përballem me këtë situatë që nuk më ka lajmëruar askush”, u shpreh turisti.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

theth

Sondazh

Poll