Aktualitet

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit (FOTO)

Kjo ngjarje vjen pas kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, e cila edhe sot ka planifikuar prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike.

9 Korrik 2025, 09:30 Nga E. D
Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Banorët
foto ilustruese

THETH- Banorët e Thethit kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit mëngjesin e sotëm, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit. Kjo ngjarje vjen pas kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, e cila edhe sot ka planifikuar prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike.

Gjithashtu banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

ikmt theth

Sondazh

Poll