Politike

Rama tjetër reagim për ndërtimet pa leje në Theth: Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit "Gjeli" në KLP

Rama shprehet në postimin e mëposhtëm se kabinat e "fshatit turistik" do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër.

7 Korrik 2025, 17:28 Nga r.ll
Rama tjetër reagim për ndërtimet pa leje në Theth: Ministria
foto e postuar nga rama

THETH- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ndërtimet pa leje në Theth, për ta cilat ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. 

Rama shprehet në postimin e mëposhtëm se kabinat e "fshatit turistik" do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër. Ai njofton se ky rast të cilin e quajti 'skandali “Gjeli”' do të denoncohet nga Ministria e Drejtësisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

POSTIMI I PLOTË: 

LIVE nga Thethi

Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

edi rama ndertimet pa leje ne theth

Sondazh

Poll