Aktualitet

Tërmetet/ Sizmologu Ormeni: Duhet mbajtur një sy hapur, Shqipëria në periudhë me aktivitet të lartë sizmik

28 Janar 2020, 06:27 Nga DOSJA
Tërmetet/ Sizmologu Ormeni: Duhet mbajtur një sy hapur, Shqipëria

Tiranë- Sizmiologu Rrapo Ormeni ka deklaruar se institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes së tërmeteve. Në emisionin  “360 gradë” në RTV Ora , ai u shpreh se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten. Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet.”, u shpreh ai.

Pas tërmetit tragjik, të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 persona në Shqipëri, një tjetër tërmet i fortë goditi Turqinë pak ditë më parë. Deri më tani në Turqi raportohet për  35 të vdekur. Ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 1607 persona. Një ditë më parë pati lëkundje sizmike, në afërsi të Shijakut. Qendra Europiane e Sizmologjisë njoftoi se në orën 01:40 të mëngjesit të djeshëm, një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter goditi vendin.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rrapo ormeni termet ne shijak rrapo ormeni termet ne shijak

Sondazh

Poll