Politike

"Programi ynë ka qenë më i miri"/ Berisha: Nëse do të ribëheshin zgjedhjet, mund të kishte ndryshime në kandidatura

Berisha theksoi gjithashtu se në këto zgjedhje programi ka qenë më i mirë se kurrë, ekspertiza për zgjedhjet ka qenë ekspertiza e ekipit fitimtar të zgjedhjeve në SHBA.

7 Korrik 2025, 15:29 Nga E. D
"Programi ynë ka qenë më i miri"/ Berisha: Nëse
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbi mundësinë e ribërjes së zgjedhjeve të 11 majit. Duke folur në një intervistë për gazetarët e diasporës nëpërmjet një lidhjeje “online”, nëse do të ribëheshin zgjedhjet, mund të kishte ndryshime në kandidatura dhe do të kishte angazhime më të gjëra.  Berisha theksoi gjithashtu se në këto zgjedhje programi ka qenë më i mirë se kurrë, ekspertiza për zgjedhjet ka qenë ekspertiza e ekipit fitimtar të zgjedhjeve në SHBA.

"Nëse do të ribëheshin zgjedhjet, mund të kishte ndryshime në kandidatura, pa mëdyshje, mund të kishte angazhime më të gjëra. Por, në këto zgjedhje mund të them se programi ka qenë më i mirë se kurrë, ekspertiza për zgjedhjet ka qenë ekspertiza e ekipit fitimtar të zgjedhjeve në SHBA.

Edhe në 2005 kam pas ekspertizën e fituesve më SHBA. Në doktrinën elektorale besohet se fitimtarët e zgjedhjeve presidencial enë SHBA, janë ekspertët më të mirë. Është bërë një punë shumë e madhe, por në kushtet e një farëse elektorale opozita nuk fiton, vota vdes pa hyrë në kuti," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll