Bota

Këto janë shtetet që ndaluan fluturimet me avionin Boeing 737 MAX 8, hetimi rrezikon miliarda dollarë

13 Mars 2019, 13:50 Nga DOSJA
Këto janë shtetet që ndaluan fluturimet me avionin Boeing 737 MAX

Ky është avioni më i shitur dhe si pasojë e hetimeve, reputacioni i firmës amerikane ka në rrezik miliarda dollarë. Hetimet deri tani kanë shkaktuar humbjen deri në 5% të të ardhurave vjetore të kompanisë, sipas ekspertëve kompania do të rrezikojë rreth 5.1 miliardë dollarë.

Analistët thonë se i gjithë programi i këtij avioni ishte parashikuar të rriste deri në 32 miliardë dollarë për Boeing në vitin 2019. Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-ve, tha se Boeing 737 Max 8 ishte modeli i përshtatshëm për fluturim.

28 shtete të Bashkimit Europian, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Austrinë, Irlandën, Holandën, Norvegjinë dhe Belgjikën ndërmorën masat paraprake për të rritur sigurinë e udhëtarëve duke i bllokuar fluturimet me këtë avion. Kjo pasi Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit njoftoi se duhet të rrisin sigurinë e udhëtarëve.

Gjithashtu edhe Administratat e Aviacionit Civil në Kinë, Indonezi, Oman, Australi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Meksika, Koreja e Veriut, Afrika e Veriut, Singapore, Vietnam, Maroku, Kanadaja, Mongolia, Islanda dhe Brazili, njoftotuan se duhet të mbyllin fluturimet dhe ashtu vepruan.

Burimi: RT 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boeing 737 max 8 shtetet qe ndaluan fluturimet me kete avion boeing 737 max 8 shtetet qe ndaluan fluturimet me kete avion

Sondazh

Poll