Politike

"Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë"/ Zaptimi i hapësirave publike në Lungomare, Rama: Keni 48 orë kohë për t’i liruar

Me anë të një postimi në X, Rama u vendosi ultimatum bizneseve të bar-kafeneve të Vlorës që lirojnë hapësirat publike. Rama gjithashu theksoi se bizneset kanë 48 orë kohë që të lirojnë trotuaret dhe hapësirat publike për qytetarët.

5 Korrik 2025, 14:09 Nga E. D
"Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë"/
edi rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale për lirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese të ndryshme. Me anë të një postimi në X, Rama u vendosi ultimatum bizneseve të bar-kafeneve të Vlorës që lirojnë hapësirat publike. Rama gjithashu theksoi se bizneset kanë 48 orë kohë që të lirojnë trotuaret dhe hapësirat publike për qytetarët.

Postimi i Ramës:

Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta!

Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite!

Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve, duke i tërhequr “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares! Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!

"Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë"/

edi rama

Sondazh

Poll